Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fuga i ashpër: Zakoni për t’i nisur zbukurimet e festave në fund të nëntorit, PERVERS

Shkruar nga Newsbomb

I ashpër në këtë artikull të radhës pedagogu dhe filozofi Artan Fuga.

 

“Kthimi i festës në strategji marketingu”. Kështu e titullon Fuga shkrimin e tij përmes të cilit thotë se vendosja e zbukurimeve të fundvitit që në fund të muajit nëntor, i duket pervers. Ky zakoni për t'i nisur zbukurimet e festave të fundvitit që në fund të nëndorit më duket pervers.

“Më kujtojnë kohët e hershme që qysh në korrik hidhnin parrullën : të mobilizohemi për festat e nëndorit dhe të tejkalojmë planin!

Duke menduar për të ardhmen harrojmë hallet e së sotmes. Ti harxhon dy orë për t'u fut në qytet, kur ndërkohë vjen dhe sheh qendrën e zbukuruar. Të vjen të hipësh majë bredhit dhe të hidhesh që andej.

Qysh në 1 janar hajde mendojmë për 1 prillin! Disa thonë se është një strategji marketingu, që i shtyn njerëzit të konsumojnë.

Ta blejmë gjelin e detit qysh në prill dhe ta mbajmë në ballkon. E ushqen aq shumë sa bie në dashuri me gjelin e detit. Dhe pastaj të vjen keq ta therrësh, le pastaj ta hash.

Ca thonë se është një strategjie kontrolli i psikologjisë sociale duke i bërë njerëzit të jetojnë në një kuadër festiv. Hani qofte, salcice, byrekë! Po vjen Viti i Ri!

Të tjerë e lidhin me anë të tjera. Unë them se ëhstë një budallallik”, shkruan ndër të tjera Fuga.

E PLOTË

Kthimi i festës në strategji marketingu !

-------------------------------------------

Ky zakoni për t'i nisur zbukurimet e festave të fundvitit që në fund të nëndorit më duket pervers.

Jo vetëm në Shqipëri.

Më kujtojnë kohët e hershme që qysh në korrik hidhnin parrullën : të mobilizohemi për festat e nëndorit dhe të tejkalojmë planin!

Duke menduar për të ardhmen harrojmë hallet e së sotmes.

Ti harxhon dy orë për t'u fut në qytet, kur ndërkohë vjen dhe sheh qendrën e zbukuruar.

Të vjen të hipësh majë bredhit dhe të hidhesh që andej.

Qysh në 1 janar hajde mendojmë për 1 prillin!

Disa thonë se është një strategji marketingu, që i shtyn njerëzit të konsumojnë.

Ta blejmë gjelin e detit qysh në prill dhe ta mbajmë në ballkon.

E ushqen aq shumë sa bie në dashuri me gjelin e detit. Dhe pastaj të vjen keq ta therrësh, le pastaj ta hash.

Ca thonë se është një strategjie kontrolli i psikologjisë sociale duke i bërë njerëzit të jetojnë në një kuadër festiv.

Hani qofte, salcice, byrekë! Po vjen Viti i Ri!

Të tjerë e lidhin me anë të tjera. Unë them se ëhstë një budallallik.

Të shohësh pemën e vitit te ri për një muaj rresht, pra për një të dyèmbëdhjetën e vitit, a nuk është arsye për t'u mërzitur me të.

Pas ditës të tretë nuk ke qef ta shohësh më. Atlmosfera gjoja festive bëhet si diçka rutinë dhe vetë festa humbet impaktin që ka mbi psikologjinë e njerëzve sidomos të fëmijëve.

Sidomos krishtlindjet dhe ardhja e vitit të ri kanë një bazë estetike dhe filozofike që mbështetet te e papritura, te ngjarja e pazakontë, te cudia. Pa këtë ato do të ishin rrjedha të zakonshme ngjarjesh.

Trajtimi i atmosferës festive si strategji biznesi dhe marrëdhëniesh publike në fakt e dëmton kuptimin e festës dhe ndikimin e madh që ajo ka pasur dhe mund të ketë mbi njerëzit.

Ka më lezet them unë kur zbukurimet bëhen aty nga 20 dhjetori!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu