Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Ftohja e marrëdhënieve, Vjosa Osmani: Ka vite që po ndodh. Shqipërisë s’i kemi dhënë asnjë shkak, por refuzuam “Open Balkans”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shkaku i ftohjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, është iniciativa “Open Balkans”.

E pyetur lidhur me këtë në një intervistë për Deutsche Welle, Osmani tha se prej vitesh tashmë marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare janë ftohur. Ajo nuk ngurroi të tregojë edhe arsyen e vetme sipas saj.

“Dhe pikërisht kjo ndodh, kur ne refuzojmë iniciativën Open Balkans”, u shpreh Osmani duke thënë se Kosova nuk mund të përfitojë nga kjo iniciativë. Ashtu si Kurti, Osmani mbështet Procesin e Berlinit si rruga për bashkëpunimin e duhur rajonal.

DW: Në javët e fundit janë ftohur marrëdhëniet mes Shqipërisë edhe Kosovës. Një nga shkaqet është Open Balkans. Si e komentoni këtë dhe çfarë ndërmerrni ju për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale me vendin fqinj shumë të rëndësishëm për Kosovën, Shqipërinë.

Osmani: Nuk do të thoja që kjo ka të bëjë me javët e fundit. Është diçka që po ndodh për vite me radhë, megjithatë, ne si institucione të reja të Kosovë nuk kemi dhënë asnjë arsye të vetme që do të nxiste Shqipërinë të ftohte marrëdhëniet me Kosovën apo të mos përkrahte Kosovën. Ne çfarë kemi bërë, është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran. Dhe pikërisht kjo ndodh, kur ne refuzojmë iniciativën Open Balkans, e njohur si iniciativa e Novi Sadit, për shkak se aty nuk mund t’i shtyjmë përpara interesat e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, përderisa Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën tonë si shtet. Iniciativa të tjera rajonale, të cilat na shtyjnë pozitivisht drejt Bashkimit Evropian, ekzistojnë. Ai është Procesi i Berlinit dhe ne atë e shohim si atë kulmin e përbashkët ku rajoni ynë ulet dhe mund të arrijë sukses.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img