Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Ftesa për të vrarë babën’, Basha flet për herë të parë: Jam konsultuar me Berishën, por vendimet i merrja vetë sepse..

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur lidhur me ftesat që i janë bërë për të vrarë ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit i është referuar në libër si “babai”.

Lideri demokrat tha se e ka parë si privilegj mundësinë për t’u konsultuar me Sali Berishën sa herë ka qenë nevoja për t’i marrë mendime, por që sipas tij vendimet dhe përgjegjësitë kanë qenë totalisht të tijat personale.

Sipas Bashës, ish-lideri i PD-së, Berisha nuk është një barrë apo pengesë.

“E para e punës, nuk më ka shqetësuar dhe shoh që kanë shqetësuar të tjerët shumë më shumë se mua. Pse? Sepse në formimin tim personal dhe politik nuk e kam konsideruar kurrë një barrë faktin që jam zgjedhur në krye të Partisë Demokratike, pas largimit, pas dorëheqjes dhe largimit të Sali Berishës, i cili pa diskutim ka një peshë specifike si themelues dhe lideri historik për pothuajse 25 vite i kësaj partie.

Përkundrazi, e kam konsideruar një privilegj mundësinë për tu konsultuar me atë që është një shkollë e vërtetë politike. Dhe pa diskutim, sa herë që e kam pasur të nevojshme e kam pasur mundësinë e konsultës me të, por një gjë ka qenë e qartë përgjegjësia e vendimeve dhe vendimet kanë qenë tërësisht të mijat dhe kurrë nuk i kam ikur as këtyre përgjegjësive dhe as le të themi shpalosjes publike të faktit që përgjegjësia për çdo vendim që më është dashur të marr në këto vite të opozitës ka qenë e tëra e imja.

Ky ka qenë betimi që kam bërë përpara demokratëve në momentin e parë që jam votuar si kryetar i Partisë Demokratike dhe ky do të jetë qëndrimi im deri në momentin e fundit në politikë. Unë as nuk fshihem, as nuk fsheh askënd pas qëndrimeve dhe vendimeve të mija. Kam bindjet e mija, kam vizionin tim, kam një mendje të hapur dhe dëshirën për tu konsultuar me këdo që ka diçka për të kontribuar në veçanti në momente të vështira, në momente kyçe për shoqërinë dhe pa diskutim në këtë kuadër edhe mundësia për tu konsultuar me një njeri me përvojë të madhe politike siç është Sali Berisha ka qenë një aset dhe jo një barrë, jo një pengesë për mua. E njëjta gjë edhe për personalitete të tjera të Partisë Demokratike, të cilët kanë shërbyer dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e ekipeve tona dhe e arritjeve tona në të kaluarën”, u shpreh Basha në News 24.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img