Hapësire reklamuese

Rajoni

Ftesa nga Gjykata Speciale, tjetër ish-pjesëtar i UÇK ftohet në Hagë

Shkruar nga Newsbomb

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Zogaj, ka deklaruar se ka edhe ai ka marrë ditën e sotme ftesë nga Gjykata Speciale.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Zogaj ka bërë me dije se e ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Zogaj ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë, më 21 janar të këtij viti.

Kujtojmë se ish-pjesëtari i UÇK-së Imer Zogaj ka marrë pjesë në disa beteja të rëndësishme kundër forcave serbe gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999, ku mund të veçohet beteja e Llapushnikut pranë zonës  së Drenicës.

Postimi i plotë:

‘Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t'ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e deshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020.

-Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së!

-Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!

Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!’, ka deklaruar Zogaj.

imer.jpg

Ish pjesetari i UÇK, Imer Zogaj 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu