Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ftesa e kryeministrit për Bashën, gazetari: As vetë Rama nuk e di si mund të bashkëpunojë opozita me mazhorancën, por ky ishte guri që ai u hodhi “të mençurve”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ftesa e kryeministrit Edi Rama drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Gazetari Mentor Kikia e ka quajtur ftesën e Ramës një argument të bukur, me anë të të cilit kryeministri bëri që të mos merremi ne me atë, por ai me ne.

Sipas tij, Rama bëri të kundërtën e proverbës “hodhi një budalla gurin në lumë dhe të mençurit turren ta gjejnë”, pasi në këtë rast budallai nuk është kryeministri dhe të mençurit nuk janë ata që po mundohen ta gjejnë nëpër studio televizive.

Kikia thotë se as vetë Rama nuk e di sesi mund të bashkëpunojë mazhoranca me opozitën një javë para zgjedhjeve, ndërsa shton se bashkëpunimi më i mirë që mund të bëjnë dy krerët e partive kryesore është të bëjnë zgjedhje të qeta dhe të drejta.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi PS-PD dhe guri që u hodhi Rama të “mënçurve”

Proverbi thotë se një budalla hodhi një gurë në lumë dhe të mënçurit u turrën ta gjejnë. Por në këtë rast është e kundërta. Edi Rama hodhi gurin, por ai nuk është budallai. Ndërsa ata që u turrën ta gjejnë, nuk janë të mënçurit.

Një javë para zgjedhjeve Rama gjeti një argument të bukur marramendës për të mos u marrë ne me të, por ai me ne. Ftoi Bashën të bëhen bashkë(me kusht që të ndahet nga Berisha e Meta). Një gjetje fantastike për të bërë zhurmë. Dhe zhurma po ecën. Nëpër studio u mblodhën të “mënçurit” të gjejnë gurin. Njëri syresh doli garant majde, dhe u përbetua se Rama e kishte seriozisht ftesën, se ai po e bënte këtë për të mirën e Shqipërisë.

Sesi mund të bashkëpunojë mazhoranca me opozitën një javë para zgjedhjeve, këtë as Rama vetë nuk e di.

Por ajo që dihet është që bashkëpunimi më i mirë që mund të bëjë Rama dhe Basha, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve është të bëjnë zgjedhje të qeta, të drejta, të lënë shqiptarët të votojnë siç ua thotë mendja dhe shpirti, ti numërojnë votat drejt dhe shpejt, të pranojnë rezultatin shpejt, dhe secili në punë të vet.

Kjo po, kjo do të ishte në të mirë të Shqipërisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img