Hapësire reklamuese

Bota

Fshihnin KOKAINË në kafazët e pëllumbave, arrestohen 3 shqiptarët (HABIA E POLICËVE ITALIANE)

Shkruar nga Newsbomb

Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë për posedim dhe shitje lëndësh narkotike, të cilët e fshihnin drogën në kafazet e pëllumbave.

Diçka e çuditshme edhe për autoritetet, pasi ishte hera e parë që gjenin drogë të fshehur në këtë mënyrë.

Në operacionin e koduar “PËLLUMBI”, policia italiane ka arrestuar edhe një shtetas italian 56 vjeçar, të cilin e ka lënë të lirë me detyrim paraqitje.

Nga monitorimi i vazhdueshëm  i policisë është lokalizuar shtëpia në fermë e 35 vjeçarit shqiptar.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë duke identifikuar shpërndarësit e drogës.

Policia sekuestroi 2.5 kg kokainë të fshehur në një nga kafazet e pëllumbave, si edhe 2200 euro.

Shqiptarët e moshës 29, 35 dhe 39 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur kanë përfunduar në burgun e Alesandrisë.

Sondazh

Poll