Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Fshihej në lokalin e marrë me qera, arrestohet 33-vjeçari në Durrës, i shpallur në kërkim (Çfarë u gjet gjatë operacionit)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

69c60fc944df9a0397a4e13157b170c3

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili është i dënuar për plagosjme me armë zjarri.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi G. P., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe në vitin 2010 për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira në lagjen nr. 14, Durrës.  

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni i koduar “Pranvera”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Fshihej në lokalin e marë me qira, pasi ishte shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në lokal iu gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira, në lagjen nr.14, Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pranvera”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G. P., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe në vitin 2010 për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi G. P. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se ky shtetas fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira nga në lagjen nr. 14, Durrës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin G. P.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Screenshot_20_copy.png

Më shumë

spot_img
spot_img