Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

‘FSHF thyen rregullat ndërkombëtare’, radiot franceze bojkotojnë sfidën Shqipëri-Francë: Na kërkuan 1500 euro

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7d5bd89d3186065a3c9be727ff72a69e

Radiot franceze të cilat do të transmetojnë direkt ndeshjen midis Shqipërisë dhe Francës në ditën e nesërme, kanë vendosur mos ta bëjnë diçka të tillë pas një mosmarrëveshje midis tyre dhe departamentit të marketingut të FSHF-së.

Sipas tyre FSHF iu ka kërkuar 1500 euro në mënyrë që tiu mundësonte të drejtën për transemetim. Një shumë kjo e cila është konsideruar e lartë nga radiot franceze, si dhe në kundërshtim me  të drejtat ndërkombëtare, të cilat sanksionojnë se kjo shifër nuk duhet të jetë më e lartë se 1000 euro, shkruan Newsport.al.

“Si praktikë, ndodh që federatat e anëtarësuara në UEFA nuk na lënë ndonjë kosto teknike. Ishim pak të surprizuar kur nga Shqipëria nga kërkuan me shkrim dhe gojarisht shifrën e 1500 eurove për kostot teknike. Për më tepër, kërkesa e tyre nuk kishte asnjë motiv.

Ata kanë të drejtën e tyre të kërkojnë, por Sindikata Europiane e Transmetimit, e specifikon se këto kosto nuk shkojnë dot më shumë se 1000 euro. Negociuam për tri ditë, por nuk morëm një përgjigje. Federata Franceze u fut gjithashtu në lojë për të zgjidhur këtë situatë, por as ata nuk gjetën një marrëveshje”, tha Vinsent Rodrigez, kreu i departamentit të sportit në “Radio France”.

Disa prej radiove që janë ankuar për këtë fakt janë : “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” apo “RFI”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img