Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

FSHF surprizon banorët e Big Brother para miqësores me Kilin

Shkruar nga Newsbomb
FSHF surprizon banorët e Big Brother para miqësores me Kilin

Edhe ky Prime i Big Brother Albania VIP 3 ishte plot ngjarje interesante, por edhe surpriza. Një nga surprizat më interesante të kësaj nate të BBV3, ishte surpriza e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

FSHF dërgoi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, fanella të personalizuara të Kombëtares shqiptare për të gjithë banorët.

Por nuk ishin vetëm banorët që morën një dhuratë të tillë, pasi fanella të personalizuara kishte edhe për prezantuesin, Ledion Liçon dhe opinionistët Arbër Hajdarin dhe Ori Nebijaj.

Kështu, FSHF i dërgon këto dhurata vetëm pak ditë para miqësores që Kombëtarja do të zhvillojë në Parma përballë përfaqësueses së Kilit, duke dërguar edhe në shtëpinë e Big Brother emocionet e kësaj sfide që do të luhet të premten në orën 20:45.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese