Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

FSHF përcakton datat e nisjes dhe mbarimit të kompeticioneve për sezonin 2021-2022

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar datat e nisjes dhe përfundimit të edicionit për sezonin 2020-2021 për të gjitha kompeticionet.

Anëtarët, pasi u njohën me propozimet e paraqitura nga Sektori i Garave, kanë shqyrtuar e më pas miratuar propozimet përkatëse përmes një vendimi qarkullues.

Sezoni 2021-2022 do të startojë më datë 28 gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë dhe do të përfundojë më datë 31 maj 2022 me finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022, ndërsa edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më datën 7 maj 2022.

Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

-Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet më datën 28.08.2021.

-Kampionati i Kategorisë “Superiore” të fillojë më 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 26.05.2022.

-Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 07.05.2022.

-Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 01.05.2022.

-Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 31.05.2022.

-Kampionati i Femrave të fillojë më datë 26.09.2021 dhe të mbarojë më datë 30.04.2022.

-Kampionati i moshave Superiore U-17/U-19 të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 08.05.2022.

-Kampionati i moshave Superiore U-13/U-15 të fillojë më datë 19.09.2021 dhe të mbarojë më datë 01.05.2022.

Më shumë

spot_img
spot_img