FSHF letër Ministrisë së Shëndetësisë: Ky është protokolli sanitar, kërkojmë bashkëpunim (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 15:19 04-05-2020 FSHF letër Ministrisë së Shëndetësisë: Ky është protokolli sanitar, kërkojmë bashkëpunim (FOTO)

Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar zyrtarisht ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në dijeni të kryeministrit Rama gjithashtu, në lidhje me mundësinë e rikthimit të futbollit sa më shpejt në fushën e lojës.

Pas shkresës së parë të datës 28 prill, FSHF i ka dërguar autoriteteve shtetërore edhe protokollin mjekësor, që u publikua pak ditë më parë.

“Përmes kësaj shkrese iu kërkojmë një grup pune të përbashkët për implimentimin e këtij protokolli. Ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe si dhe me stafin mjekësor të ekipeve kombëtare”, shkruhet në letrën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

letra.png

Në kërkesën e parë, Federata kërkonte rinisjen e stërvitjes në 2 maj dhe ndeshjeve të kampionatit rreth datës 20 maj, po ky plan tashmë ka dështuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097417831420898
array(1) { ["section"]=> string(93) "fshf-leter-ministrise-se-shendetesise-ky-eshte-protokolli-sanitar-kerkojme-bashkepunim-205108" }