Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Fshehu vetëvrasjen e gruas, Apeli lë në burg 56 vjeçarin nga Kamza

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Shefqet Likën, i cili akuzohet se fshehu vetëvrasjen e bashkëshortes pak javë më parë në Kamzë.

Ndaj tij gjykata e Tiranës kishte vendosur masën “arrest në burg” më 8 shtator, por 56-vjeçari apeloi vendimin duke kërkuar që  të lihet me masën e sigurisë” detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë  ndodhi në 4 shtator, ku 56 vjeçari Lika nuk e raportoi ngjarjen në Polici, por njoftoi familjarët e 55-vjeçares të cilëve u kishte thënë se ajo ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Në datën 05.09.2022, rreth orës 07:30, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur shtetasi me iniciale S.B, i cili ka kallëzuar se ka dyshime në lidhje me vdekjen e motrës së tij, ndaj bashkëshortit të saj me iniciale SH.L, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim SH.L, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 99  dhe 301  të  Kodit Penal.
Me vendimin nr. 1862 Regj.Them, datë 08.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
–         Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim SH.L.
–         Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit SH.L, ate të “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim SH.L, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin nr, 856 datë 04.10.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit 1862 Akti, datë 08.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë




spot_img








spot_img