Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fshehu drogën në shishen e SHAMPOS, arrestohet 31 vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Një 31 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi iu gjet një sasi kokaine e fshehur në shishen e shampos.

Sipas mediave greke, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua mëngjesin e sotëm në portin e Heraklionit.

31 vjeçari fillimisht u ndalua nga efektivët pasi në xhep iu gjetën 1.6 gr kokainë, ndërsa gjatë kontrolleve në sendet e tij personale u zbuluan edhe 34.8 gr të tjera në një të çarë në fund të shishes së shampos.

Sakaq policia greke ka lajmëruar se ditën e nesërme, shqiptari do të niset në drejtim të Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu