Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Fshehu dënimin, Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj dënohet me 6 muaj burg, i konvertohet në shërbim prove

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme ka dënuar kryebashkiakun socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, me 6 muaj burg, i cili i konvertohet  në 40 orë punë në shërbim të kominitetit.

SPAK kishte kërkuar më herët 1 vit burg për Ismailajn, pasi u akuzua për falsifikim të vulave dhe formularëve. Avokati  i tij mbrojtës  tha se do të vazhdojën betejën ligjore, duke apeluar vendimin.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Mallakastrës u denoncua nga Partia Demokratike se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi. Vetë Qerim Ismailaj është shprehur se nuk kishte dijeni pasi nuk ka qenë asnjëherë në burg në Greqi dhe gjykatat atje kanë vendosur për të në mungesë.

Sipas Prokurorisë Speciale, shtetasi Qerim Ismailaj ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, është marrë në cilësinë e të pandehurit.

Më shumë