Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

“Fshehu” apartamentin 60 m2, dështon seanca në GJKKO për ish-kryetarin e Kushtetueses Bashkim Dedja

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ka dështuar. Mësohet se seanca paraprake që do të mbahej sot nuk është zhvilluar pasi avokatët kanë kërkuar kohë.

Sipas palës mbrojtëse, atyre duhet t’ju lihej më shumë kohë nga ana e Gjykatës për të t’u njohur me materialet në ngarkim të klientit të tyre, ish-kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja. Ky i fundit akuzohet se ka fshehur pasurinë duke mos deklaruar një apartament 60 m2 në Golem.

Akuza ndaj Bashkim Dedjas:

Në prill 2021, Prokuroria Speciale SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të ish-gjyqtarëve të lartë Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi. Kjo kërkesë u pranua nga GJKKO.

Të tre ish-gjyqtarët akuzohen për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.”

II. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që këta subjekte (Bashkim Dedja dhe dy ish-gjyqtarët e tjerë) kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesat përkatëse për sekuestrimin e pasurive në zotërim/pronësi të këtyre tre subjekteve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img