Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Fshatit në Delvinë i fshijnë emrin në greqisht, Auron Tare bën thirrje: Respektoni tabelat o udhëtarë, nacionalizmi primitiv s’ka pse trazon njerëzit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f353324f768daac664689e4c29d0b2a5

Studiuesi Auron Tare bën apel që tabelat rrugore të minoriteteve në Shqipëri të respektohen dhe të mos dëmtohen. Tare shkruan i revoltuar pas fshirjes së emrit në greqisht të fshatit Dhrovjan, në Delvinë.

“4 Janar 2021. Dikush  ka fshire  mbishkrimin  greqisht  te fshatit Dhrovjan. Mesiguri ne emer te nacionalizmes. Ne fakt  nje komb i kulturuar i respekton ne maksimum te drejtat e minoriteteve. Sa bukur  duken tabelat ne shqip  ne  Molize  Piana deli Albanese apo kudo ku ka minoritet  shqiptar  ne Jug te Italise. Dhrovjani  eshte  nje  nga fshatrat  me te bukura  ne Shqiperi. 100%  minoritar. Nje fshat qe eshte lene ne harrese me 16 kisha te mrekullueshme. Shtepi  te medha  dukshem dikur  i pasur  nga emigracioni. I mbajtur  paster  me pyje  qe nuk jane prere  dhe me hauze guri  per te mbledhur  ujin e shiut”, shkruan Tare ndër të tjera.

Më tej, studiuesi thotë se nacionalizmi primitiv nuk duhet të trazojë njerëz që janë në punën e tyre.

“Nacionalizmi  primitiv nuk ka perse  trazon njerez qe jane  ne pune  te tyre  dhe kane te drejten ti  kene tabelat edhe ne greqisht. Perkundrazi  respektimi i ketyre detajeve  tregon kulturen dhe tolerancen e nje kombi  qe nuk i trembet  asimilimit  nga  ata qe kabe shekuj qe banojne  atje. Qe te mos zgjatem  me shume   respektoni  tabelat  i udhetare”, përmbyll Auron Tare.

136041955_10222841511162234_1859364602061868684_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img