Tirana
scattered clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

“Fshati” “Rolling Hills” në librin e historisë, reagon Ministria e Arsimit: Rrjetet profesionale do të rishikojnë tekstet shkollore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit  ka reaguar në lidhje me skandalin e librit të historisë së fëmijëve të klasës së katër në Shqipëri. Në libër modeli i fshatit shqiptar është ilustruar me foton e vilave “Rolling Hills”, një prej lagjeve më të pasura të Tiranës.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e rrjeteve profesionale dhe ka kërkuar që të ketë një rishkrim të teksteve shkollore.

“Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesiona­le, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar.

Para pak vitesh ne kemi realizuar një reformë të thellë, duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që të mësojnë me tekste më cilësore, por puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor”, tha ministrja.

Kujtojmë që në media qarkulloi një tekst nga libri i klasës së katër, ku një fshat ishte ilustruar me “Rolling Hills”, një nga lagjet më të pasura në Tiranë, dhe kështu nuk ka asnjë lidhje me fshatrat real në Shqipëri dhe kjo ka shkaktuar jo pak zemërim.

Më shumë


spot_img








spot_img