Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
32 °
Mar
30 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

“Frymë e re” në Drejtorinë e Lezhës, Vehbi Bushati mbledh shefa e policë të thjeshtë: Asnjë tolerim në luftën kundër krimit dhe drogës!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vehbi Bushati, drejtor i Policisë së Qarkut Lezhë u emërua në këtë detyrë një muaj më parë, shkruan newsbomb.al.  Oltion Bistri u emërua në krye të Operacionales dhe me urdhër të drejtorit Gledis Nano në Lezhë shkoi Bushati.

Me ardhjen e drejtorit të ri, Qarku i Lezhës ka parë disa operacione të suksesshme që janë finalizuar që në ditët e para të marrjes së detyrës nga Vehbi Bushati. Një “frymë të re” ai e ka sjell edhe mes vetë strukturave të policisë.

albsig

Bushati ka firmosur disa ndryshime në radhët e Policisë së Lezhës, për t’i dhënë një impuls të ri përballjes me krimin dhe veprimtaritë kriminale në këtë qark. Zëvendës drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Sadri Ramçaj është lëvizur nga posti, për t’u zëvendësuar nga Alfred Elezi.

Shefi i Komisariatit të Lezhës Ermal Ajdini është larguar dhe në vend të tij është emëruar Artur Hebaj, kurse në vende të shefit të Stacionit Policor të Shëngjinit është emëruar Ardit Çela.

Çela ka mbajtur më parë detyrën e shefit të seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ndërsa të tjerët janë prurje të reja.

Drejtori Vehbi Bushati, gjithashtu ka mbledhur të gjithë efektivët e Policisë, nga shefat deri tek policët e thjeshtë duke analizuar punën e secilit Komisariat, dhe u ka dhënë porosi, detyra e urdhra të prerë në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Ai ka kërkuar të mos ketë asnjë tolerim edhe në rastet e përfshirjes së vetë policëve.

Nga momenti i ardhjes së Vehbi Bushatit në krye të Policisë së Lezhës e deri më sot janë zhvilluar disa operacione ku është goditur një tentativë për shtëpi barit në Kurbin, 2 raste shitje droge, 1 rast i armëmbajtjes pa leje dhe janë prangosur disa persona në kërkim.

Porosi të qartë drejtori i ri ka lënë dhe për goditjen e krimit të organizuar, zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe armëmbajtjes pa leje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img