Hapësire reklamuese

Bota

“Fryma e parë e të porsalindurit ishte ajri i acartë i nëntokës”, letra emocionuese e Zonjës së Parë të Ukrainës: 8-vjeçarja Alice vdiq në rrugët e Okhtyrkas…

Shkruar nga Newsbomb
“Fryma e parë e të porsalindurit ishte ajri i acartë i

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër emocionuese në faqen e saj në facebook, ku tregon vuajtjet e civilëve ukrainas në këto ditë lufte.

Ajo shkruan se pavarësisht propagandës së Kremlinit se ndërhyrja në Ukrianë është një “mision special”, në fakt, kjo është një vrasje e civilëve ukrainas.

"Ndoshta më e tmerrshmja dhe më shkatërruese e këtij pushtimi janë fëmijët që kanë mbetur viktima. 8vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s, ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Ose Polina nga Kievi, e cila vdiq nga bombardimet me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse ambulanca nuk mund t'i afrohej në kohë për shkak të zjarreve intensive.

I porsalinduri i parë i luftës, pa tavanin e betonit të bodrumit, fryma e parë e tij ishte ajri i acartë i nëntokës dhe u prit nga një komunitet i bllokuar dhe i terrorizuar. Në këtë pikë, janë disa dhjetëra fëmijë që kurrë nuk kanë njohin paqen në jetën e tyre”, shkruan ndër të tjera ajo.

Zonja e parë e Ukrainës diskutoi gjithashtu sfidat e marrjes së kujdesit thelbësor mjekësor, si dhe valën në rritje të refugjatëve. Ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve.

"Unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë "diku atje". Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja me pretekstin e shpëtimit të civilëve. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjërin prej nesh”, përfundon letra e saj.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.