
Vijojnë të rriten rastet me fruth në vendin tonë. 6 fëmijë nxënës të një shkolle 9-vjeçare janë prekur nga fruthi.
Bëhet me dije se 3 nga të prekurit janë pjesë e një familje. Fëmijët që janë prekur nga fruthi nuk janë vaksinuar.
Fëmijët e prekur janë izoluar në shtëpi dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ditën e djeshme u raportua se numri i të prekurve nga fruthi në vend kishte shkuar në 17.
Pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri thirrje për vaksinimin në kohë të fëmijëve që siguron një mbrojtje të mirë.
“Për të mbrojtur fëmijët tuaj nga fruthi, rubeola dhe shytat, duhet patjetër t’i vaksinoni në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit. Ndiqni këshillat dhe udhëzimet e mjekëve pediatër për të siguruar një mbrojtje më të mirë për fëmijët tuaj”, tha Koçiu.