Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Frrok Çupi: Tiranët i mbanin fëmijët larg, Berisha i përfshiu në krime! Shqipëria ka punuar për familjen e tij që në 1992, vetëm SHBA mund t’i jepte fund

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti i njohur si kritik i fortë i Sali Berishës, Frrok Çupi ka folur sot në media lidhur me lajmin e shpalljes “non-grata” në SHBA të ish-kryeministrit. Duke folur për Report tv, Çupi tha se po të mos ishte SHBA në krahun e Shqipërisë, dinastisë së korruptuar Berisha nuk do i jepej dot fund.

Analisti tha se që kur Berisha ka marrë pushtetin në 1992 e gjithë Shqipëria ka punuar në interesa të familjes Berisha. Çupi tha se Sali Berisha është i vetmi person që ka përfshirën në korrupsionin e bërë edhe fëmijët e tij, ndryshe nga tiranët më të mëdhenj të botës dhe kokat e mafies që i mbanin fëmijët larg dhe të mbrojtur nga krimet.

Analisti tha se fëmijët e Berishës, gjithashtu të shpallur non grata nga SHBA, duhet të dalin para drejtësisë dhe se duhet t’i kthejnë lekët e vjedhura popullit.

“Përcaktimi që Blinken ka dhënë për Berishën për korrupsionin e tij ka dëmtuar demokracinë është definicioni më i fortë që është dhënë deri më sot për çdo tiran të botës. Gjithashtu Shqipëria ka punuar për familjen Berisha që prej ’92 dhe faza e parë që u mbyll me luftën civile në 97 ishte për arsye të korrupsionit të Berishës. Akti i parë ishte thyerja e embargos dhe shitja e armëve dhe naftës nga Afganistani deri në Serbi dhe e gjithë ajo para ka kaluar nga duart e Berishës dhe më pas firmat piramidale, që u hapën me qëllim që të laheshin paratë e fituar nga embargo e armëve dhe naftës. Faza e dytë e korrupsionit të tij ishte në 2005 kur Berisha vuri të gjithë qeverinë dhe shtetin në funksion të familjes së tij duke i thënë toka fëmijëve. Këtë herë ne kishim në krah SHBA, ndryshe nuk mund t’i jepej fund kësaj dinastie krejtësisht të korruptuar dhe shkatërrimtare për vendin. Bota ka pasur plot tiranë dhe kapobanda të mafias por kanë qenë as fisnik që fëmijët t’i lënë jashtë krimit, ndërsa në rastin tonë kemi Berisha i ka shtyrë fëmijët drejt zjarrit, drejt dhunës e korrupsionit dhe sot ato duhet të paraqiten në dyert e drejtësisë dhe t’i kthejnë paratë popullit. Ka mbaruar drejtësia  e plepave të Berishës dhe fillon drejtësia moderne do shohim se si do të vendoset drejtësia dhe mbase të kemi fatin të na kthejnë paratë. Ky është lajmi i mirë sot, se drejtësia e re po funksionon”, tha Çupi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img