Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Frrok Çupi për Berishën: Më ka përndjekur dhe kërcënuar familjarisht, kam shkuar dhe në burg, shyqyr jam gjallë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ab01d1a2e43d91ecd5aa8e623a2eae96

Gazetari Frrok Çupi dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë ndarë njëherë e përgjithmonë bashkë sa i përket anës profesionale, kur doktori ka ndërhyrë në gazetën Rilindja Demokratike në vitin 1991.

Në një intervistë për Report Tv, analisti Frrok Çupi tha se ai si gazetar nuk do të lejonte kurrë që Berisha të ndërhynte në gazetë.

Nga ana tjetër Çupi ka deklaruar se Berisha i ka bërë shumë gjëra, madje dhe e ka përndjekur apo kërcënuar. Çupi shprehet se i është dashur të marrë garanci për jetën e tij nga ambasada e SHBA dhe Brukseli. 

“Me Berishën marrëdhëniet janë prishur përfundimisht në verën e vitit 1991 kur ai futi duart në gazetën RD. Unë e nxora nga zyra e RD pasi nuk kam pranuar poshtërimin e  gazetës. Ka qenë për shkak të ndërhyrjes së Berishës në gazetë, ai shkonte kur unë nuk isha në shtypshkronjën e RD. Jemi ndarë në prani të ambasadorit të SHBA-së në atë kohë, ku unë jam betuar që si gazetar do të rrënojë të gjitha pikëpamjet diktatoriale të  Berishës. Unë jam gati që ju si President (Berisha) të bëni gjithçka kundër meje dhe bëri gjithçka në realitet. Më përndoqi nga Shqipëria, më përndoqi nga disa punë, më përndoqi fizikisht, më kërcënoi familjarisht aq sa kam marrë garancinë e SHBA dhe Brukselit. Kam strehuar fëmijët, kam shkuar në burg thjeshtë se isha në gazetën Koha Jonë. Ka bërë gjithçka që mund të më bënte që të më përndiqte, dhe shyqyr jam gjallë”, tha Çupi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img