Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Frrok Çupi për Bashkim Finon: Për 3 muaj bëri atë që bëri Skënderbeu për 25 vjet. Berisha e pa si qullo dhe e nënvlerësoi

Shkruar nga Newsbomb
Frrok Çupi për Bashkim Finon: Për 3 muaj bëri atë

Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-kryeministrit të 1997-ës dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino, i cili prej ditësh ishte prekur nga Covid-19 dhe nuk ia arriti t’ja dalë.

Për të të gjithë kanë folur mirë, siç bashkoi Shqipërinë në vitin e mbrapshtë 1997 ashtu bëri dhe sot, me reagime nga të gjitha palët politike.

Ndërkohë analisti Frrok Çupi tha se ai ishte një person që luftoi ndryshe dhe nuk u përpoq kurrë që të ishte dikush tjetër, por qe gjithmonë vetvetja dhe nuk u hakmorr ndaj kundërshtarëve të tij.

“Ai luftoi ndryshe, Fino e shfryu tensionin, ai ishte ai që ishte nuk u përpoq që të ishte dikush tjetër. Ai realisht është një hero, ai kuptoi një gjë, filozofinë e Sokratit, ‘Njih veten’, ai njohu veten, bëri maksimumin sa qëndroi në postin e tij, pastaj ai kurrë nuk u mburr, nuk u zvarrit në poste e kurrë nuk kërkoi hakmarrje për kundërshatërt e tij politik. Berisha e mori jo seriozisht atë, e nënvlerësoi se e shihte kshu si qullo, të vogël të shkurtër pak topolak, si të padëmshëm, mirëpo siç e thashe ai e shfyu balonën e konfliktit të madh që ishte krijuar në atë kohë”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll