Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Frrok ÇUPI nuk e diskuton shkarkimin e METËS, shkon dhe më larg: Mund të bëhet kallëzim penal ndaj tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti dhe gazetari Frok Çupi beson se pas publikimit të draft-raportit të Venecias për presidentin Meta, kreu i shtetit do të shkarkohet nga parlamenti.

Në emisionin ‘’Top Talk’’ të ‘’Top Channel’’, ai aludoi se situata mund të shkojë deri në kallëzim penal ndaj Metës për shkelje kushtetuese dhe mosruajtje paanshmërie dhe ekuilbri. Sipas Çupit, me çdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale  Meta e ka humbur funksionin si president i vendit.

‘’Jemi në një moment ekstrem, ku presidenti i republikës është kapur në faj me kushtetutën. Kombi ka humbur besimin te politika, te drejtësia edhe te individi. Kemi një raport nga Venecia që thotë se presidenti e ka tejkaluar kompetencën, ky tejkalim do të thotë shkelje të kushtetutës. Pas kësaj do të kemi një procedurë të Parlamenttit dhe Gjykatës kushtetuese. Mund të kemi një kallëzim penal për presidentin. Ka ardhur një epokë në Shqipëri për ndëshkimin e ‘kokës së shtetit’.

Venecia nuk gjykon. Nuk do të dënonim që presidenti të shkarkohej apo dhe të dënohej. Do të bëhej vendi i parë në rajon pas shumë vitesh që shkarkon presidentin. Por, tani është momenti që ai të shkarkohet, sepse është pjesë e problemit, është thembër e tij.

Presidenti që prej fillimit mbajti anën e opozitës. Në këtë moment ai ka shkelur Kushtetutën. Duhet të ruante paanshmërinë. E ka humbur rolin e tij. Ai nuk mund të shpallë gjykimin e tij politik. E ka të ndaluar të mbajë anën e njërit apo tjetrit për aq kohë sa ushtron funksionin e presidentit’’, u shpreh Çupi për veprimet politike dhe kushtetuese të presidentit Meta në muajin qershor.

Më shumë




spot_img








spot_img