Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Frrok Çupi: Listat e PS janë peshuar dhe studiuar, ato të PD janë si fustani i një basme turke. Ka aleatë, por s’ka lider

Shkruar nga Newsbomb
Frrok Çupi

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar listat e PS dhe PD, me kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Ai tha se listat e PS janë peshuar dhe studiuar, ndërsa ato të PD janë bërë minutat e fundit, dhe ka pasur ndërhyrje e influencë.

Çupi: Lista e PS është shumë e studiuar, është peshuar, studiuar, është matur, ndërsa lista e PD është bërë dora-dorës, aty për aty. Deri në momentet fundit ka pasur ndërhyrje, ndërsa lista e PS ka disa kritere. PD nuk ka kritere. Më para kishte kriter që të kishte njerëz që do filtroheshin, Komisioni Ruli, që unë e kam parë si jodemokratik, një komision të pavotuar. Në PD ka amulli, ka nxitime, influenca, pamendime. Nëpër studio kishim analistë që thoshin “nuk do jem në lista” dhe dolën në lista. Lista e PD është si fustani i një basme turke. Ka aleatë, por s’ka lider. Me këto lista ka humbur identitetin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll