Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Frrok Çupi kërkesë Komisionit Hetimor: Ilir Meta më quajti “agjent të Serbisë”, më rrezikohet jeta e familjes pas deklaratave të tij, dua të ballafaqohem me Presidentin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Frrok Çupi ka kërkuar nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës që të marrin ën dorë ruajtjen e tij dhe të familjes së tij.

Çupi e ka bërë këtë kërkesë pasi thotë se ndihet i kërcënuar për jetën pas akuzave që Presidenti Meta bëri në drejtim të tij duke e quajtur “agjent të Serbisë”.

Gjithashtu ai kërkon që të ballafaqohet me Metën, në mënyrë që presidenti të paraqesë provat mbi akuzat e lëshuara.

“Akuzën e Presidentit ndaj meje si “agjent i Serbisë” e konsideroj si akt nxitës dhe frymëzues për dhunë, që rrezikon jetën time dhe të familjes time. Tashmë nuk jam në gjendje që i vetëm të mbrohem nga njerëzit afër Metës, nga “nacionalistët” e shtyrë prej tij, nga element të tjerë kriminalë ose të dobët mendërisht që frymëzohen nga fjalët e presidentit për vepra të dhunshme. Kërkoj nga Komisioni Hetimor që, brenda kornizës ligjore, të konsiderojë dhe realizojë ballafaqimin tim me Ilir Metën për akuzat e lëshuar prej tij”, shkruan ndër të tjera Çupi.

cupi 11
cupi 4

Më shumë

spot_img
spot_img