Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Frrok Çupi: Demokratët përgjithësisht kanë patur qeverisje TALLAVA, PD sjell një program që s’ka asnjë bazë reale, LSI vazhdon akoma me të vetat

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Frrok Çupi ka kritikuar programet e prezantuar nga PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se PD ka sjëllë një program pa asnjë bazë reale, ndërsa LSI vazhdon akoma me të vetat.

Ai tha se opozita gjatë gjithë kohës ka premtuar shumë për të ardhur në pushtet, ndërsa shtoi se të gjitha qeverisjet e PD kanë qenë si tallava, të dalë ku të dalë.

“Shikoj një hendek midis tyre. Tjetër gjë propozon LSI dhe tjetër gjë PD. Do të duhet të presin nëse do të ndodhë një ditë nëse do të përafrojnë programet? Një program që bëhet brenda natës do të thotë që është sipërfaqësor. PD sjell një program që s’ka asnjë bazë reale, se LSI vazhdon dhe ecën me ato të vetat.

Opozita ka premtuar shumë shpesh, duke ardhur me premtime që nuk do ta bëj më ato që kam bërë. Që nga ’96 që premtoi se nuk do i vidhte zgjedhjet, pastaj se s’do kishte firma piramidale, pastaj se s’do kishte grusht shteti. Duke mos patur programe korrekte të përcaktuara mbi baza reale, PD përgjithësisht ka pasur një qeverisje tallava, të dalë ku të dalë. Kreditë e buta në kohën kur Basha ishte kryebashkiak i kanë marrë ata që sot janë kandidatë të PD”, tha Çupi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img