Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Frrok Çupi del në mbrojtje të ministrave: Jemi kthyer në shoqëri të ulët që ka zili darkën në Dubai, më vjen turp kur e dëgjoj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e2c84925e831ae53cc49416ebf03e7cf

Gazetari Frook Çupi i ka dalë në mbrojtje delegacionit shqiptar në Dubai, të cilat u akuzuan nga opozita për darkën që po konsumonin në një nga restorantet më të mirë.

Ai ka thënë se fajin e ka media që e ka shpërndarë, ndërsa shtoi se shoqëria shqiptare është kthyer në një shoqëri të ulët që ka zili edhe darkat.

“Është provokuar shtesa e ulët e shoqërisë që nuk ka ngrenë darka të tillë. Mua më ka lënë një shije të keqe ky mjerim kulturor. Shikojnë me babëzi pas derën. Për mua është një problem i medies sociale që e kanë shpërndarë. Klikohet mijëra herë një darkë e tillë ose një banalitet.

Të kthehet një darkë në zili, kjo dëshmon se në shoqëritë tona dhe në mediat, në vend që të bashkohet, po ndahet shoqëria. Shoqëria tradicionale që nuk ta përmend darkën dhe nuk të thotë çfarë hëngre të miku. Ne jemi kthyer në shoqërinë e ulët që të përmend darkën. Unë nuk kërkoj vota të pjesa e ulët e shoqërisë.

Më bën përshtypje trajtimi i kësaj darke nga opozita. Opozita ka rënë në pozitat e minorancës dhe janë ata njerëzit që nuk i duhen kujt, por shikojnë pas derën kush ha darkë. Mua më vjen tup kur e dëgjoj”, tha Çupi në RTV Ora.

Më shumë

spot_img
spot_img