Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Frrok Çupi bën deklaratën e fortë: Meta doli nga vetja pas takimit të Kryemadhit me Yuri Kim, biseda e tyre ishte mesazh se presidenti do të jetë në dyert e drejtësisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

90dd1ecb038a9208b38aaaa199bfa927

Pëplasja e presidentit Ilir Meta me policët e bashkisë në zyrat e Frymës së Re Demokratike ka ngjallur reagime të shumta, pasi Meta u duk shumë i revoltuar dhe shkoi deri në përleshje fizike me efektivët.

Sipas analistit Frrok Çupi, Meta ka dalë nga vetja pas takimit të Monika Kryemadhit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku është folur për të ardhmen e LSI-së.

Çupi thotë se 90% e kandidatëve të LSI kanë probleme me ligjin, ndërkohë që takimi i Kryemadhit me Yuri Kim i ka ardhur Metës si një mesazh se do të jetë përballë drejtësisë për veprat penale që ka kryer.

“Ngjarje të tjera më të afërta që e kanë nxjerrë nga vetja këtë, çfarë ka ndodhur këtë ditë, ka ndodhur një takim i Monika Kryemadhit me Yuri Kim, aty është folur shumë gjatë derisa Hajdari që kishte rradhën ka ikur se s’priste më. Aty është folur për të ardhmen e LSI-së, që është një bandë që i mbështet këta të dy, dhe i ka 90% të kandidatëve me probleme. Vetëm në Elbasan shumica janë të tillë. Kështu që biseda me Yuri Kim ka sjellë një mesazh për Ilir Metën, se çfarë do të jetë nesër. Qoftë dhe me këto vepra penale që ka kryer sot, do jetë në dyert e drejtëisë”, tha Çupi.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img