Hapësire reklamuese

Bota

Frikë për një përplasje me Kinën, Tajvani zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Shkruar nga Newsbomb
Frikë për një përplasje me Kinën, Tajvani zgjat

Tajvani do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga katër muaj në një vit në mes të tensioneve ushtarake në rritje me Kinën.

Lajmin e ka bërë me dije presidenti i ishullit. Sipas planeve që do të hyjnë në fuqi në vitin 2024, rekrutët do t'i nënshtrohen trajnimeve më intensive, duke përfshirë ushtrime të shtënave dhe udhëzime luftarake të përdorura nga forcat amerikane.

Rekrutët do të kenë për detyrë të ruajnë infrastrukturën kryesore, duke u mundësuar forcave të rregullta që të përgjigjen më shpejt në rast të ndonjë përpjekjeje nga Kina për të pushtuar.

Njoftimi eerdhi pasi vetëm një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes tha se 71 avionë dhe dronë të forcave ajrore kineze kishin hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit.

 

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll