Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Frikë nga variantet e reja të Covid, Franca drejt izolimit, mbyll kufijtë me vendet jashtë BE-së (MASAT E REJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7f70a371ff59fe5ec1860637ad7d14e9

Franca ka marrë vendimin që të mbyllë kufijtë për shtetasit jashtë Bashkimit Europian.

Lajmin e ka bërë me dije mbrëmjen e djeshme kryeministri francez Jean Castex, i cili tha se do të merren masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhajes së koronavirusit, duke paralajmëruar një “rrezik të madh” nga variantet e reja.

Kështu që qeveria franceze ka marrë vendimin që të mbyllë kufijtë për shtetasit jashtë Bashkimit Europian, ndërsa për të gjithë qytetarët e BE, do të kërkohet një test negative për Covid-19.

Kryeministri tha gjithashtu se do të mbyllë të gjitha qendrat e mëdha tregtare duke filluar nga e diela dhe do të kufizojë udhëtimin për qytetarët jashtë shtetit.

Castex urdhëroi një rritje të kontrolleve policore dhe pezullimin e çdo ceremonie.

Franca është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi, deri më tani 75,620 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 3,153,487.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img