Mutacioni i ri i koronavirusit “Delta” ka shqetësuar të gjithë ushëheqësit. Në prag të lirimit të masave dhe hapjes së vendit, Norvegjia ka vendosur që të shtyjë kufizimet.
Kryeministria e Norvegjisë, Erna Solberg në një deklaratë për mediat u shpreh se rihapja e vendit do të shtyhet, për shkak se variant “Delta” i Covid-19 mund të shkaktojë një valë të katërt infeksionesh.
“Ekziston rreziku që varianti Delta të shkaktojë një valë të katërt të infeksionit në pjesën e pavaksinuar të popullsisë, midis atyre që kanë marrë vetëm një dozë ose janë në grupe të prekshme,” tha Solberg.
Që prej fillimit të procesit të vaksinimit dhe deri më tani në Norvegji janë dhënë 4,29 milion vaksina të gjitha, ndërkohë që 1,56 milion persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.