Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
2 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
8 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Frikë nga raketat ruse, Forcat e Operacioneve Speciale mund të shkojnë në Kiev, për të mbrojtur Ambasadën

Lajme të ngjashëm

Ambasada e presidentit Biden në Amerikë, është në fazat e para të shqyrtimit të idesë për të dërguar Forcat e Operacioneve Speciale në Kiev. Trupat amerikane pritet të jenë në një mision të kufizuar, për të mbrojtur Ambasadën nga ndonjë kërcënim i mundshëm rus.

Ambasada e SHBA në kryeqytetin e Ukrainës u hap një javë më parë, pasi u mbyll për tre muaj qëkur nisi lufta. Për momentin, ambasada dhe numri i kufizuar i personelit të saj mbrohen nga zyrtarë të sigurisë diplomatike të Departamentit të Shtetit.

Diskuitimet janë duke u zhvilluar nëse nevojitet një rritje e sigurisë nga SOF, Forcat e Operacioneve Speciale të cilat janë të specializuara për këto kërkesa. Marinsat amerikanë zakonisht ruajnë ambasadat amerikane në mbarë botën, por në Kiev, për momentin, ekziston një marrëveshje tjetër.

Sipas saj, është konsideruar që personeli tipik i rojeve të ambasadës së Korpusit të Marinës mund të mos jetë i përshtatshëm për tablonë e pasigurt të sigurisë në Ukrainë pa forca shtesë, thonë zyrtarët.

SHBA nuk beson se Rusia do të sulmonte haptazi Ambasadën, por shqetësimi është se mbrojtja ajrore ose raketat ruse mund të synojnë pa dashje kompleksin dhe situata mund të përshkallëzohet në mënyrë dramatike. Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka një mirëkuptim të plotë mbi baza zyrtare ku SHBA përdor personelin ushtarak për të ruajtur ambasadat e saj në mbarë botën dhe çdo prani nuk duhet të shihet si shkallëzuese.

Megjithatë, një futje e forcave amerikane në Ukrainë mund të ngrejë shqetësime se mund të çojë në një perceptim të përshkallëzimit të SHBA-së, pasi Presidenti Biden ka qenë i bindur se trupat tokësore amerikane nuk do të luftojnë në Ukrainë.

Shqetësimi është nëse forcat e operacioneve speciale hyjnë në Ukrainë, atëherë SHBA duhet të jetë në gjendje të sigurojë një mjet të shpejtë për t’i nxjerrë ata dhe personelin e ambasadës nga Ukraina. Aktualisht opsionet e vetme janë transporti me automjet ose hekurudhor deri në kufi.

Më shumë