
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich nuk ka gjetur qetësi qëkur Shba, BE dhe vendet e tjera kanë nisur të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe oligarkeve të saj.
Abramovich i kanë ngrirë asetet në Britaninë e Madhe, ndërsa nuk do të mund të udhëtojë më ndaj këtij shteti.
Por të njëjtën vendin për t’i ngrijnë asetet e oligarkëve rus do të marrë edhe Bashkimi Europian.
E në pronësi të manjatit rus është edhe jahti super-luksoz, në vlerë prej 460 milionë funtesh, më saktësisht afro 545 milionë eurosh.
Jahti “Solaris” bëhet me dije se është parë sot duke lëvizur në brigjet e Shqipërisë me statusin “në pritje të porosive”.
Këto janë të dhënat e “Refinitiv”, i cili merret me gjurmimin, të dhënat dhe statistikat e anijeve, shkruan “Sky Neës”.
Ndër të tjera thuhet se jahti i miliarderit disa distë më parë ndodhej në brigejte Malit të Zi, ndërsa tani në Shqipëri.
Britania ka sanksionuar deri më tani rreth 20 oligarkë, duke përfshirë Abramovich dhe Alisher Usmanov, duke ngrirë pronat e tyre në të gjithë Londrën dhe duke i ndaluar ata të vijnë në Britani.