Hapësire reklamuese


Politikë

Frikë nga goditjet e SPAK-ut, Baton Haxhiu: Veliaj shkoi në Uashington për mbështetje

Shkruar nga Newsbomb
Frikë nga goditjet e SPAK-ut, Baton Haxhiu: Veliaj shkoi në Uashington

Analisti Baton Haxhiu ka folur për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për goditjen e SPAK që arrestoi Jamarbër Malltezin si dhe mori si person në hetim ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Jo vetëm kaq, Haxhoi paralajmëroi se ministra, kryebashkiakë apo ish-presidenta do të kenë probleme me SPAK-un.

Madje ai përmendi kryebashkiakun e Tiranës, duke thënë se ky i fundit shkoi në Uashington për të marrë një mbështetje që të “shpëtojë” nga hetimet e SPAK.

Kushdo që akuzohet në të ardhmen, qoftë Presidenti Meta, ministra, qoftë kryetar bashkish edhe njëri që kërkon një lloj fuqie në Uashington që është kryetari i Bashkisë së Tiranës, do e kenë problem për arsye se SPAK-u e krijon frymën. Fryma është që duhet të dënohet mentaliteti, kjo është detyra e SPAK-ut para se të ngrejë akt-akuzën.

E dyta që desha në të gjitha rastet kur pandëshkueshmëria ka qenë që për një kohë të gjatë ka ndodhur ajo që quhet pendim. Asnjë prej politikanëve nuk pendohet dhe nuk thotë që kam gabuar. Pse SPAK do bashkëqeverisë me secilin kryeministër dhe secilën qeveri? Sepse SHBA dhe BE ja kanë marrë politikanëve drejtësinë nga dora, ja kanë dhënë vetes. Prandaj bashkëqeverisja në të ardhmen do jetë me emra. Ti nuk mund të jesh deputet se je i korruptuar”, u shpreh Baton Haxhiu për “Opinion” në Tv Klan.

Kujtojmë që shpesh polikanë dhe gazetarë kanë përmendur emrin e Veliajt si i përfshirë në aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës, i cili tashmë ndodhet nën sekuestro nga SPAK, teksa vijojnë hetimet.

Pak kohë më parë ish- kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit, Belind Këlliçi, publikoi dokument, i cili implikonte më tepër kryebashkiakun Erion Veliaj në aferën korruptive të Inceneratorit të Tiranës.

Në dokumentin që Këlliçi postoi, Veliaj dilte sërish si pronari dhe garanti i djegësit, teksa shkruante se me firmën e tij Veliajt angazhoheshin që të kryheshin të gjitha veprimet në landfillin e Sharrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese