Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

“Frikacak që i ikën debatit”, Basha sulmon Ramën nga Baldushku: Ngeli duke hapur shampanja, por vetëm negociatat s’i hapi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me fermerët në Baldushk, ku u premtoi se Partia Demokratike ka një plan konkret për nxjerrjen e tyre nga kriza.

Basha sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama, pasi tha se në këto 8 vite Rama ka bërë vetëm festa duke hapur shampanja, por nuk ka bërë asgjë për të hapur negociatat.

Ai e ftoi sërish kryeministrin në debat publik, teksa u shpreh kryeministri vetëm fryhet nëpër ekrane, por në të vërtetë është një frikacak që i ikën debatit.

“Ne vijmë pasi jemi ulur me ju për 8 vite me radhë. Nuk di t’iu them se do iu jap 1 miliard euro, por ju them se do bëj aq sa bën Kosova. Shteti nuk është kujtuar ta krijojë infrastrukturën e nevojshme. Ne kemi një plan konkret për t’iu nxjerrë nga kriza. Ky është vendimi më i rëndësishëm që do të merrni, jo thjesht për vete, po për fëmijët tuaj, për të ardhmen tuaj. A do mbajë dot kurrizi juaj i lodhur edhe 4 vite të tjera si këto që kaluat? Apo do votoni ndryshimin, një ndryshim që t’iu heq lakun e t’iu lejojë të punoni me lehtësi, me liri e me përkrahje. Ndryshimi vjen vetëm duke votuar PD, Aleancën për Ndryshim, numrin 9 më 25 prill. Pas kësaj nisin përgjegjësitë e mia dhe të ekipit tim”, u shpreh Basha.

“Pse nuk del trimi im madh të dalë në debat? E ka për detyrë, por ka akoma kohë, por ai ka frikë.Të dalë dhe të japë llogari para qytetarëve se çfarë ka bërë këto 8 vite. Sado që fryhet nëpër ekrane në thelb është një frikacak që po i ikën debatit. Ngeli duke bërë festa dhe hapur shampanja, por vetëm negociatat nuk i hapi”, shtoi ai.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img