Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Frika për incidente, Fadil Vokrri pritet në aeroportin e Meksikës nga zyrtarë të FIFA-s

spot_img

Lajme të ngjashëm

Për shkak të frikës se mund të ketë probleme pasi Meksika nuk e ka njohur Kosovën drejtuesit e FIFA-së nuk i kanë lënë asgjë rastit.

Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri tani më gjendet në Meksiko të Meksikës, ku nesër në kongresin e FIFA-së do të vendoset për pranimin e FFK-së.

Meksika nuk e ka njohur Kosovën dhe ka qenë në dyshim pjesëmarrja e tij atje, por çdo gjë ishte zgjidhur me insistim të FIFA-së, madje këta të fundit janë përkujdesur që ai të mos ketë asnjë problem.

Lajmi është bërë i ditur nga një burim i afërt me Vokrrin që gjendet në kontinentin amerikan.

“Drejtues të FIFA-së e kanë pritur Vokrrin në aeroportin e Mexico Cityt, nga frika se ai mund të ketë probleme me autoritetet lokale për shkak se Meksika nuk e ka njohur Kosovën. Megjithatë ai nuk ka pasur probleme dhe është vendosur në hotel të delegacioneve tjera, ku ka zhvilluar edhe takime të shumta pune”, tha burimi i Sporti 1.

Të premten do të votohet për aderimin e Kosovës në FIFA vetëm 10 ditë pas pranimit në UEFA.

Më shumë




spot_img








spot_img