Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Frika nga vettingu, gjyqtari i Beratit jep dorëheqjen, përfundimisht jashtë Drejtësisë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2b5576b7dbb0a22fa266e69ad7b99508

Gjyqtari i Beratit, Kostika Çobanaqi, nuk do të jetë më pjesë e drejtësisë. Ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra në dhjetor të vitit 2020 dhe dyshohet se shkaku i dorëheqjes të jetë procesi 

Vetingut. Në 12 nëntor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi i ka dërguar gjyqtarit dosjen e hetimit. Në një kohë kur KPK priste shpjegimet për të vërtetuar të kundërtën, është informuar se gjyqtari kishte paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesën e tij për dorëheqje, e cila është pranuar.

KPK ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin për 15 vjet nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Emri i gjyqtarit është përfolur në një dosje të Krimeve të Rënda. Në vitin 2018, Mati Simoni dhe Gjergji Bumbli, janë dënuar përkatësisht me 6 dhe 8 muaj burgim për akuzën e ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit për të favorizuar një të pandehur në gjykim.

Prokurori mori në pyetje gjyqtarin Çobanaqi, i cili ka thënë se atë vit ka gjykuar rreth 400 çështje dhe se nuk e mbante mend rastin në fjalë, raporton Report tv.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img