Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Frika nga varianti “Omicron”, presidentja e KE: Vendet anëtare të BE-së duhet ta bëjnë me detyrim vaksinimin kundër Covid-19

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen u ka kërkuar sot vendeve anëtare që të aplikojnë me detyrim dozën e tretë të vaksinës anti-Covid-19. Me shfaqjen e variantit të ri “Omicron” në Europë, sipas saj vendet anëtare duhet të marrin masa të rrepta për parandalimin e virusit.

Von der Leyen tha se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të aprovojnë me shpejtësi dozat e treta dhe të mbështesin vendet që aplikojnë përkohësisht testet PCR para udhëtimit edhe brenda kufijve të bllokut.

E pyetur nëse e mbështet qeverinë greke në vendosjen e një gjobe mujore prej 100 € për personat mbi 60 vjeç që nuk vaksinohen kundër Covid-19, Von der Leyen u shpreh se përhapja e sëmundjes dhe mungesa e vaksinimit në pjesë të BE-së do të thotë se vaksinimi i detyrueshëm duhej të ishte aplikuar më përpara.

Varianti “Omicron” u shfaq fillimisht në vendet e Afrikës së Jugut dhe më pas në Europë. Ndërkohë BE u kërkoi vendeve anëtare që të anulojnë udhëtimet me vendet e Afrikës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img