Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Frika e qytetarëve për banesat e braktisura, zv.drejtori i Policisë: Jemi në terren, po mbajmë nën mbikëqyrje elementin kriminal

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

921182ef04d6fef6281bf2d5def232d1

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu siguron qytetarët se të gjitha patrullat janë në terren për të siguruar jetën e të gjithë qytetarëve si dhe banesat e tyre të cilat janë braktisur ose janë lënë hapur nga frika.

Në një lidhje telefonik për Neës24, Ziu tha se në bashkëpunim me policinë kriminale po mbahet nën vëzhgim elementi kriminal pasi sipas tij mund të shfrytëzohet situata kaotike.

“Po kështu policia ka marrë masa në vendet ku janë banorët që nuk janë futur në banesa dhe janë marrë masa për garantimin e strehimit të tyre. policia i garanton që do të jetë pranë këtyre qytetarëve për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ka marrë masa dhe me shërbimet e policisë kriminale për të mbajtur në mbikëqyrje të gjithë elementin kriminal pasi dihet që në situata krize ata kërkojnë që të përfitojnë.

Është prezenca e policisë dhe në vendet ku janë braktisur banesat dhe po kështu me shërbime të fshehta nga policia kriminale për mbajtjen e kontrollit në këtë situatë. Vazhdon bashkëpunimi me qeverisjen vendore dhe urgjencën mjekësore dhe me shërbimet e FA-ve për të stabilizuar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari në nevojë. Policia e Tiranës është e gjitha në terren dhe do të jetë gjithë natën në terren për të garantuar sigurinë ndaj qytetarëve dhe pronave të tyre. Iu bëj thirrje qytetarëve të telefonojnë për çdo shqetësim. Nga ora 16:05 deri në orën 19:05 si asnjëherë tjetër kanë qenë 1067 telefonata tek salla e komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë duke kërkuar ndihmë”, u shpreh zv.drejtori i policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img