Hapësire reklamuese

Politikë

Frida Krifca njofton tjetër marrëveshje të Ballkanit të Hapur: Njihen certifikatat e veterinerëve, për herë të parë eksporti për produktet blegtorale

Shkruar nga Newsbomb
Frida Krifca njofton tjetër marrëveshje të Ballkanit të

Ministrat kanë njoftuar vendimet e qeverisë që janë marrë ditën e sotme.

Në fjalën e saj ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca njoftoi se është nënshkruan marrëveshja në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur” që parashikon bashkëpunim në fushën e veterinarisë.

Ajo tha se me këtë marrëveshje i hapet eksporti për produktet blegtorale, si dhe evitohen ndalet në kontrollet në pikat kufitare.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar mbrojtjen e territoreve nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë.

Njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset. Duke adresuar një shqetësim që biznesi ka pasur. Duke kryer kontrolle në doganën më të afërt të destinacionit. Marrëveshja nënkupton edhe shkëmbim informacionesh në kohë reale për të siguruar shkëmbimin e produkteve.

Në vitin 2022 kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes për programin e zhvillimit rural. Qëllimi është rritja e konkurrencës që të dalin në treg me konkurrent. Tregu ndërkombëtar kërkon rritje të cilësisë. Marrëveshja është e rëndësishme në aspektin e sigurisë ushqimore. Mbështetja do të kryhet edhe për investimet që rrisin jo vetëm kapacitetet por edhe standardet”, deklaroi ministrja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll