Hapësire reklamuese

Aktualitet

Frenoi fort, rrëzohet pacientja në ambulancë dhe plagoset, procedohet shoferi i ambulancës

Shkruar nga Newsbomb
Frenoi fort, rrëzohet pacientja në ambulancë dhe plagoset,

Policia e Fierit ka nisur procedimin ndaj shoferit të ambulancës për shkak se ka frenuar menjëherë e për pasojë një paciente është rrëzuar dhe ka mbetur e dëmtuar.

Policia njofton se është proceduar shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime

“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime” njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu