Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Frank Shkreli nga Amerika “i përvishet” ambasadorit të OSBE: Seriozisht e ke ti zotëri? Aty askush nuk do të zbardhë krimet e komunizmit (KOMENTI I PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

TURP PËR QEVERINË SHQIPTARE DHE PËR DIPLOMATËT PERËNDIMORË NË TIRANË QË HESHTIN! /

Nga  Frank Shkreli/ “Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive — socialiste dhe demokrate– “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”, tha një diplomat që e ndjekë këtë çështje nga afër. (Fred Abrahams)/

Nga rrjetët sociale mësova se javën që kaloi, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH 1944-1991 dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) organizuan në Shkodër një aktivitet në kuadër të projektit: “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzicionale dhe të pajtimit: Të zhdukurit në komunizëm”, i mbështetur nga Bashkimi Europian. 

Sipas njoftimit të AIDSSH, ekipi i Autoritetit dhe bashkëpunëtorëve të tij, së bashku me Shoqatën e ish-të Përndjekurve të Shkodrës dhe të ish-të Përndjekurve të Malësisë së Madhe zhvilluan një udhëtim në terren, në zonën e Mbishkodrës, atje ku është organizuar kryengritja e parë antikomuniste në 1945 dhe ku Sigurimi i Shtetit ishte angazhuar fuqimisht, që vitet e para të vendosjes së regjimit komunist deri në perëndim të tij, thuhet në njoftimin për aktivitetin e javës së kaluar, kushtuar të zhdukurve në kohën e komunizmit.  Është shumë me vend që u mbajt një aktivitet i tillë – sidomos në Shkodër the rrethinë — me temën siç u tha “për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese”.  Më la përshtypje gjithashtu edhe pjesëmarrja e Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Z. Del Monaco, pasi përfaqsuesit diplomatikë perëndimorë në Tiranë, gjatë këtyre tre dekadave post-komunizëm, nuk kanë treguar ndonjë interesim të madh për të kaluarën komuniste as për fatin e mijëra të zhdukurve gjatë komunizmit në Shqipëri, — me përjashtim të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.  Ndonëse më ra mirë që Ambasadori Del Monaco mori pjesë në këtë aktivitet, u zhgnjeva menjëherë pasi lexova deklaratën e tijë për median me këtë rast. Është një deklaratë e diplomatit evropian, që në të vërtetë, në vend që të “rritet ndërgjëgjësimi për drejtësinë” dhe për “të zhdukurit në komunizëm” për të publikun shqiptar, që siç thuhet ishte edhe tema e atij aktiviteti në Shkodër — duhet që urgjentisht, për të kaluarën dhe krimet komuniste në Shqipëri — të ndërgjegjësohen diplomatët perëndimorë në Tiranë, por edhe më me rëndësi është që autoritetet e larta politike shqiptare të ndërgjegjësohen gjithashtu due të mbahen përgjegjëse, pasi sot ata udhëheqin atë shtet.  Unë nuk kam shpresë as ndonjë iluzion se autoritet shqiptare do të bëjnë një gjë të tillë, por prisnim që përfaqasuesit diplomatikë perëndimorë të ishin pak më mirë të informuar.

Kur Ambasadori Del Monaco u pyet mbi aktivitetin kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, pas pjesëmarrjes në veprimtarinë e organizuar, ai u përgjigj se, “Si qenie njerëzore që jemi nuk mund t’i justifikojmë në asnjë mënyrë këto shkelje madhore ndaj qenieve të tjera njerëzore duke i mohuar atyre emrin apo një varrim të denjë. Realisht, e vlerësoj shumë veprimtarinë e mëngjesit të sotëm, sepse për mendimin tim në të u shpreh shumë qartë gatishmëria e përbashkët e autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile për ta trajtuar seriozisht dhe konkretisht çështjen në fjalë. Mund të dëshmoj se, edhe nga ana jonë, në bisedat që zhvillojmë vazhdimisht me autoritetet qendrore në Tiranë marrim të njëjtin mesazh serioziteti, vullneti dhe konkretësie.” Seriozisht e ka ky, zotëria?!

“Gatishmërinë e përbashkët të autoriteteve shqiptare për ta trajtuar këtë çeshtje”, tha përfaqsuesi i lartë i OSBE-së! Për cilat “autoritete shqiptare” e ke fjalën Z. Ambasador?  Më lejoni Z. Ambasador që tu sjellë reagimet më të fundit mbi të atë që ju e cilësoni si, “gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për të trajtuar këtë çeshtje”, gjatë tre dekadave të kaluara.  Jo nga unë – por nga ente dhe organizata ndërkombëtare që merren me fatin e të zhdukurëve në botë, përfshirë periudhën komuniste në Shqipëri.  Fatbardhësisht, ka individë dhe organizata ndërkombëtare që i shohin punët ndryshe në Shqipëri nga ç’i shohin diplomatët perëndimorë. Prej të gjithë juve – diplomatë evropianë dhe amerikanë në Tiranë – presim pak më shumë shumë – në të vërtetë presim shumë më shumë prej jush – presim që për viktimat e komunizmit dhe për perridhën komuniste në Shqipëri të thoni të VËRTETËN dhe mos HESHTNI, siç bëni ju aktualisht dhe siç kanë bërë para-ardhësit tuaj në atë vend, për tre dekada tani.

Ndryshe nga diplomatët perëndimorë në Tiranë të cilët mbrojnë dhe mbështesin “vijën e partisë”, ja çfarë thonë media si “Le Figaro” për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit | Gazeta Telegraf, organizatat ndërkombëtare (qeveritare dhe jo-qeveritare) si dhe individë të njohur që merren me të drejtat e njeriut në përgjithësi, mbi gjoja “gatishmërinë e autoriteteve shqiptare”, siç u shpreh zyrtari i lartë i OSBE-së në Tiranë,  për tu përballur me historinë dhe fatin e të zhdukurve të komunizmit në Shqipëri.   Në një raport të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur ICMP [ALBANIAN LANGUAGE] Raporti i ri i ICMP paraqet rekomandime për të përmirësuar përpjekjet e Shqipërisë për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga periudha komuniste,  i kërkohet Shqipërisë që të bëjë më shumë për çeshtjen e personave të zhdukur nga periudha komuniste në Shqipëri: “Rekomandimet e raportit kërkojnë të sigurojnë që rastet e personave të zhdukur të hetohen në mënyrë efektive dhe të drejtat e familjeve të të zhdukurve për të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimet janë mbështetur,” tha Matthew Holliday, Shefi i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP, gjatë mjë takimi në internet ku morën pjesë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar.  “Autoritetet shqiptare kanë një detyrim ligjor për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga periudha komuniste – përgjegjësia e shtetit dhe veprimi i shtetit janë thelbësore. Puna e ICMP në të gjithë botën demonstron se personat e zhdukur mund të identifikohen me saktësi në përputhje me sundimin e ligjit, madje edhe dekada pas zhdukjeve”, u shpreh Shefi i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP.

Vitet e fundit, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, (ICMP) e ka ndjekur nga afër çeshtjen e të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, por nuk ka qenë e vetmja organizatë që ka bërë një gjë të tillë. Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nepërmjet “Grupit të Punës të Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyruara ose të Pavullnetshme”, ka vizituar Shqipërinë në dhjetor 2016 për tu informuara mbi fatin e të zhdukurve në periudhën komuniste në Shqipëri.  Të pakënaqur me ato që kishin parë e dëgjuar nga autoritetet e vendit për këtë çeshtje, një vit më vonë botoi një raport tepër kritik ndaj qeverive shqiptare të tre dekadave të kaluara duke deklaruar, ndër të tjera se, “Shqipëria ende nuk është marrë në mënyrë adekuate me shkeljet e të drejtave të njeriut, të kryera midis vitit 1944 dhe 1991”,  kjo sipas OKB-ës.

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, (ICMP) vlerëson se lartë nga 6,000 persona u zhdukën nën regjimin komunist në Shqipëri në periudhën midis 1944 dhe 1991, ndërsa burime të tjera thonë se numri është shumë më i madh. Trupat e tyre nuk u kthyen më në familjet e tyre, ndërkohë që vendndodhja e mbetjeve të tyre mortore është e panjohur për të afërmit e mbijetuar, sipas ICMP.

Në një artikull kushtuar këtij subjekti të dhimbshëm për familjet e të zhdukurve gjatë regjimit komunist në Shqipëri – botuar dy muaj më parë në Balkan Insight — aktivisti i njohur i të drejtave të njeriut dhe Drejtor i organizatës së njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, Human Rights Watch, Communist-Era Disappearances Still Haunt Albania (hrw.org) Z. Fred Abrahams shkruan se, “Mijëra familjeve, të dashurit e të cilëve u zhdukën nën sundimin komunist në Shqipëri, u është bërë përsëri padrejtësi nga dështimi i autoriteteve (shqiptare) për të gjetur eshtrat e tyre”. Zoti Abrahams vazhdon duke shtuar se detyrimet e Shqipërisë — ndaj të zhdukurve nën diktaturën komuniste në Shqipëri dhe ndaj familjarëve të tyre që ende sot kërkojnë eshtrat e tyre – janë më se të qarta.  “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në të cilën Shqipëria është palë, mbulon të drejtën e jetës dhe shteti ka një detyrim procedural kur kjo e drejtë abuzohet.  Shqipëria është gjithashtu palë në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë e cila kërkon hetime dhe ndjekje penale kur njerëzit zhduken ndërsa janë nën kujdesin e shtetit”, thekson Z. Abrahams i Human Rights Watch, ndërsa nënvijon se, “Në maj 2018, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet me Forcë inkurajoi Shqipërinë, “të dyfishojë përpjekjet e saj për të hedhur dritë në mënyrë efikase mbi zhdukjet e imponuara që ndodhën gjatë regjimit komunist”.  Shqipëria duhet të hetojë këto krime, të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës dhe të sigurojë dëmshpërblime për viktimat dhe familjet e tyre, thuhet në raportin e komitetit të OKB-së.  Ky duhet të jetë sot edhe mesazhi i diplomatëve amerikanë dhe evropianë në Tiranë. Prandaj, mos heshtni! Qindra mijëra familjarë të të zhdukurve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshir Shtetet e Bashkuara – presin prej jush, në minimum — një qëndrim moral dhe thrirje për drejtësi ndaj kësaj çeshtjeje. 

Autoritetet shqiptare të gjitha ngjyrave politike gjatë këtyre 30-viteve tranzicion — i njohin mirë detyrimet e tyre dhe të shtetit shqiptar si dhe obligimet ndërkombëtare që kanë marrë përsipër si përfaqsues të shtetit shqiptar në lidhje me të zhdukurit gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës si dhe për nevojën për të hapur, më në fund, dosjet e ish-Sigurimit kriminal të regjimit komunist, me qëllim që të identifikohen edhe qindra vendndodhjet e eshtrave të tyre, anë e mbanë Shqipërisë. Por, kjo nuk ka gjasë të ndodhë, sipas Z. Fred Abrahams i cili në artikullin e tij citon një diplomat të huaj që ka ndjekur këtë çeshtje në Tiranë se, “Që nga viti 1991, qasja e të gjitha qeverive, socialiste dhe demokrate, “është kalibruar të mos shqetësojë gardën e vjetër”.  

Nëqoftse politika shqiptare, përfshir edhe politikanët aktualë — socialistë dhe demokratë e të tjerë — të këtyre tre dekadave të fundit nuk dëshiron të “shqetësojë gardën e vjetër” komuniste, çfarë arsyeje kini ju të nderuar diplomatë perendimorë që heshtni për një çeshtje kaq të rëndësishme morale.  Edhe ata ishin shqiptarë, shumë prej tyre përfaqësues të ajkës së kulturës, gjuhës, historisë dhe politikës së asaj kohe, të pafajshëm, përfshir gra, pleq e fëmij — ndonëse si të huaj në vendin e vet — janë trajtuar dhe vrarë dhe ekzekutuar në mënyrën më brutale, vetëm e vetëm, se kundërshtonin regjimin komunist të Enver Hoxhës.   

Dua ta përfundoj këtë shënim, megjithëse pak si i gjatë, me lajmin që posa më ra në dorë se javën që kaloi, Kosova përmbylli procesin e gërmimeve në njërën prej varrezave masive në Kizhevak të Serbisë ku u bë zhvarrosja e të gjithë eshtrave të viktimave të luftës (shqiptarë) që kanë qenë në këtë lokacion.  Ndonëse dy shtete por një Komb, ndryshe nga trajtimi i të zhdukurve të komunizmit në Shqipëri, në Kosovë çështja e të zhdukurve gjatë luftës së fundit trajtohet me përgjegjësinë dhe me seriozitetin më të madh moral e kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Trajtohet ndryshe sepse në Kosovë ekziston vërtetë ndërgjegjësimi human dhe nevoja për zbardhjen e këtyre rasteve, jo vetëm nga publiku por edhe nga autoritetet më të larta qeveritare si dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë.  Fatkeqësisht, ky ndërgjegjësim, për një çeshtje me kaq rëndësi morale dhe drejtësie, mungon në Shqipëri, qoftë në radhët e autoriteteve të Tiranës, qoftë edhe në mjedisin e diplomatëve perëndimorë në kryeqytetin shqiptar, siç duket nga frika që të mos “shqetësohet garda e vjetër” komuniste e cila ushtron gjithnjë një influencë vendimarrëse në vend, pre e së cilës duket se kanë renë edhe përfaqësuesit perendimdorë në Tiranë.  Si rrjedhim, në Shqipëri mungon një angazhim dhe përkushtim serioz në krahasim me zotimin e qeverisë së Kosovës javën që kaloi, “Për të vazhduar punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional familjeve të tyre dhe vendosjen e drejtësisë”.  Nuk kërkohet asgjë më pak as më shumë se vendosjes së drejtësisë edhe për të zhdukurit e periudhës së komunizmit në Shqipëri dhe për familjarët e tyre që presin për tre dekada tani për të zbuluar vendndodhjen e eshtrave të dashurve të tyre!/Gazeta Dielli

Më shumë

spot_img
spot_img