Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Francezi fiton gjyqin, u pushua padrejtësisht se nuk i bashkohej kolegëve për kokteile pas punës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas francez ka arritur të fitojë gjyqin ndaj ish-kompanisë së tij që e kishte pushuar nga puna pasi nuk ishte mjaftueshëm argëtues.

Sipas deklaratës në gjyq, zotëria T nuk kishte pranuar të merrte pjesë në festa të ndryshme që ekipi i punës së tij organizonte herë pas here, si festa në pub-e apo klube nate. Për këtë arsye ai ishte larguar nga puna në vitin 2015.

Mirëpo T nuk e ka me kaq. Ai vendosi të hedhë në gjyq ish-punëdhënësin, një studio ligjore me moton “fun and pro”.

Sipas The Telegraph , T u pushua nga puna në 2015 për “paaftësi profesionale” sepse ai nuk donte të merrte pjesë në disa evente të stafit, dhe që nga ajo kohë bëri padinë në gjykatë ku shpjegonte se ai në thelb kishte një përkufizim të ndryshëm të “argëtimit”.

Ai gjithashtu argumentoi se kishte të drejtë të “refuzonte politikën e kompanisë bazuar në nxitjen për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme”.

Gjykata arriti në përfundimin se Cubik Partners kishte shkelur “të drejtën themelore të dinjitetit dhe respektimin e jetës private” të z. T dhe “lirinë e tij të shprehjes”, të cilën ai e ushtroi duke mos marrë pjesë në këto festa.

Natyrisht, e drejta për privatësi pa ndërhyrje dhe liria e shprehjes janë të përfshira në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi, i cili potencialisht mund të jetë një vendim historik, parashikoi gjithashtu që ish-punonjësi të dëmshpërblehej me 3,000 euro, me potencialin për 461,000 euro shtesë për dëmshpërblim, nëse gjykata bie dakord.

Më shumë


spot_img









spot_img