Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Françeska Jaçe shijon luksin pas ndarjes nga i dashuri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bdb354791cf182d121fdcf73ff987f77

Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, i dha fund në verë lidhjes së saj me biznesmenin 10 vite më të madh, pas pushimeve të fundit çift në plazhin e Marbella të Spanjës. Edhe pse u fol për disa tentativa rikthimi me partnerin e saj, si përfundim ata nuk u panë më bashkë, shkruan Panorama.

E periudha post-ndarje u pasua me një fillim të ri në jetën e modeles, e cila shpesh realizon sete fotografike për kompani të ndryshme veshjesh. Rasti i fundit ishin fotot për biznesin e këngëtares Zaimina Vasjari, ku ekspozonte modelet e shumta të fustaneve sensualë, që gjenden në dyqanin e saj të ri të veshjeve për evente. Ky bashkëpunim i afroi shumë dy vajzat, pasi përveç fotove bashkë për punë, postonin shesh foto nga argëtimet apo udhëtimet që bënin jashtë vendit.

Një prej udhëtimeve të tyre ishte në Dubai, ku ishin për disa ditë pushime të shtrenjta në një nga resortet luksoze të Emirateve të Bashkuara Arabe. Por ky nuk është udhëtimi i vetëm i shtrenjtë i Françeskës, e cila ka vizituar vende për të cilat duhet të ketë mjaftueshëm para për t’i shkelur e eksploruar.

Një tjetër udhëtim ka qenë në Itali, ku nga qyteti i Firences ajo pozon me blerjet e shtrenjta që ka bërë në butikët atje. Bien në sy pozat e “selfie”-t e shumta të 22-vjeçares nga Vlora, që poston në Instagram, duke treguar linjat e rrumbullakosura.Këto foto propovokuese ajo i poston më shpesh, pasi i dha fund lidhjes 1-vjeçare me biznesmenin e panjohur për publikun. Miq të afërt të çiftit pohuan se lidhja e tyre ishte shumë e fortë, dhe përfundoi me ndarje për shkak të xhelozisë. Gjatë kohës që ishin të lidhur, ata bashkëjetonin mes Tiranës dhe Milanos.

frgjtoier.png

dfskjghrsgtjer.png

fdehgtrh.png

Më shumë

spot_img
spot_img