
Franca testoi me sukses një raketë balistike strategjike pa ngarkesë bërthamore.
Ministria franceze e mbrojtjes tha se lëshimi i raketës ndodhi nga një vend në rajonin Landes të Francës jugperëndimore. Raketa u gjurmua gjatë gjithë fazës së fluturimit dhe vendi i rrëzimit ndodhej në Atlantikun e Veriut, disa qindra kilometra nga çdo bregdet.
"Lansimi i parë i suksesshëm i testimit të raketës balistike strategjike M51.3!" shkruan ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornou në një postim në Tëitter.
"Ky zhvillim konfirmon besueshmërinë e parandalimit tonë bërthamor dhe demonstron përsosmërinë e sektorit të lëshimit," shtoi ai.
Sondazh
Poll