Hapësire reklamuese

Aktualitet

Franca skeptike ndaj Shqipërisë, ambasadorja jep shpresë për negociatat: Janë të rëndësishme dhe për ne, kemi miqësi të vjetër bashkë

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Vasac

Në prag të vendimit të Këshillit të Europës  mbi çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në, ambasadorja franceze, Christine Vasac deklaroi se çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme edhe për vetë Francën.

“Dijeni që dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse ne jemi miqësi e vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ambasadorja nga Korça.

Ajo shtoi se vendimi do të merret në unanimitet të plotë.

“Nuk dua të fshihem pas gishtit. Ju keni ngritur pyetjet për rrugën europiane. Ju prisni, ne presim të gjithë bashkë përgjigjen e rëndësishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unanimitet. Dje kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm. Janë pyetje që na shpëtojnë dhe nuk i kapim dot. Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka subjekte që janë po aq të rëndësishëm siç është çështja e BREXIT. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por gjithë vendet e Europës dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjithashtu subjekte të tjera siç është subjekti i evenimenteve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta. Por, dijeni që dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse ne jemi miqësi e vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ambasadorja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese