Franca ka nisur zbatimin e ligjit që në shkollë ndalohen fëmijët eveshur me hixhabi, apo abaja (veshke për myslimanët).
Ministri francez i arsimit ka thënë se rreth 300 nxënës të veshur me abaja u ndaluan që rë futeshin në shkolla. Shumica e vajzave pranuan të ndërronin rroba të tjera.
Sipas shifrave zyrtare, 298 vajza, kryesisht të moshës 15 vjeç e lart u paraqitën në shkollë me veshjen e ndaluar. Shumica e vajzave më pas pranuan të visheshin ndryshe dhe ishin në gjendje të fillonin mësimin.
Megjithatë, 67 vajza refuzuan të binden dhe u dërguan në shtëpi. Tani do të vijojë një periudhë e mëtejshme dialogu me familjet e tyre. Nëse kjo dështon, ata do të përjashtohen.
Kujtojmë që në fund të gushtit, ministri i arsimit njoftoi se nxënësve do t'u ndalohet të veshin rrobat e që identifikojnë një fe në shkollat shtetërore të Francës.