Franca ngrin të ardhurat e entiteve siriane dhe libaneze

Publikuar tek: bota, më 08:46 18-05-2018 Franca ngrin të ardhurat e entiteve siriane dhe libaneze

Sipas tre vendimeve të publikuara në Fletoren Zyrtare, ditën e sotme Franca ngriu të ardhurat për shtatë entitete në Siri, Liban dhe në Kinë për përfshirjen e tyre të dyshuar në prograin e armëve kimike siriane.

Janë regjistruar kompanitë “Al Mahrous Group” (Damask), përfshirë dy filiale në Dubai dhe në Egjipt, “Sigmatec” (Damask), “Technolab” (Liban) si dhe një shoqëri që ndodhet në Guangzhu në Kinë.

Gjithashtu janë prekur dhe dy shtetas sirianë si dhe një person i lindur në vitin 1977 në Liban, kombësia e të cilit nuk është përcaktuar.

Franca ngriu në janar të ardhurat e 25 entiteteve dhe zyrtarëve të kompanive siriane, por gjithashtu franceze, libaneze apo kineze, dyshuar për përfshirje në programin sirian të armëve kimike.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen vullkani në Havai, qielli mbushet me pluhur dhe hi
E dhimbshme, shqiptarja dëbohet nga SHBA, s’e lënë as të takojë fëmijët: Janë të shkatërruar, të traumatizuar »
Article Logic
Execution time: 0.012029886245728
array(1) { ["section"]=> string(63) "franca-ngrin-te-ardhurat-e-entiteve-siriane-dhe-libaneze-121201" }