Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Franca na vendos në hartën jeshile, edhe të pavaksinuarit mund të udhëtojnë, por ja çfarë duhet të kenë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Franca, një nga shtetet më të rëndësishme europiane, madje një nga shtetet ku vjet dhe parvjet kishte numrin më të madh të azilantëve shqiptarë, sot na ka vendosur në hartën jeshile, të vendeve të prekura nga Covid-19.

Kështu, çdo person mund të udhëtojë drejt Francës, edhe nëse nuk është i vaksinuar, mjafton të ketë bëtë 72 orët e fundit një test PCR ose test antigjen. Ky i fundit nuk bëhet në aeroport, ndërsa PCR bëhet edhe në aeroport.

Mund të lëvizin lirshëm të gjithë ata persona që kanë kryer dozën e vaksinës Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, ndërsa vaksina ruse dhe kineze nuk konsiderohet.

Njoftimi i TIA

Franca, nga sot, më 25 Qershor 2021, zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe te pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.

Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.

Ju rikujtojmë se tamponi PCR mund të kryhet në aeroport apo edhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, nuk kryhet në aeroport, por e gjeni në institucione mjekësore të licensuara.

Ju rikujtojmë gjithashtu kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

• 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

• 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);

• 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Më shumë

spot_img
spot_img